![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku dolën sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas ndalimit të kamionit në Durrës me 613 kg kokainë.
Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, të mbetur në tentativë. Për shkak të hetimeve që vijojnë, Prokuroria kërkoi nga gjykata që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Avokatët Petrit Serjani dhe Maksim Haxhiaj mbrojnë dy të ndaluarit. Ky i fundit mohoi akuzat e ngritura kundër klientit të tij.
“Klienti im është punëtor i thjeshtë që paguhej 250 mijë lekë”, tha ai.
Sasia e kokainës u kap në dyshemenë e modifikuar të një kontenieri, me banane të porositura nga kompania “Arbëri Garden”. Donaldo Lushaj është menaxheri i kompanisë, ndërsa Armando Pezaku si drejtues i kamionit që transportoi drogën.