Kronikë

Frikë në Malësinë e Madhe, dy grabitje brenda natës. Ja çfarë vodhën autorët

17:22 - 04.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

2 grabitje kane ndodhur gjatë natës në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe.




Në të dyja rastet pre e grabitjes kanë qenë shtëpitë e emigrantëve të cilët jetojnë në Belgjikë dhe Angli.

Autorët kanë mundur të marrin në një shumë të konsiderueshme parash, ku mes tyre dhe një televizor plazma. Policia e Malësisë së Madhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët të cilët terrorizuan fshatin Gruemirë.

Deri më tani nuk ka persona të dyshuar, por mendohet se në të dyja rastet mund të kenë qenë i njëjti grup grabitësish.

Njoftimet e policisë

Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.H, vjeç 57 (emigrant në Belgjikë), ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit P.H vjeç 48 (emigrant në Angli), ku kanë marrë vlera monetare ne paund,euro dhe lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.