“Ndërkombëtarët i kërkuan këtë të martë Lulzim Bashës dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike”.
Deklarata e fortë është bërë nga avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv, i cili komentoi investigimin e revistës amerikane “Mother Jones”, dhe financimin rus të PD.
I pyetur nëse SHBA-të janë të shqetësuara, Ngjela u ndal tek vizita e ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu sot në zyrën e Bashës kur tha:
“Nuk flasim për politikat e SHBA por nuk është e habitshme që ti ketë kërkuar dorëheqjen kreut të opozitës. Janë politika të Amerikës që te çadra. Duhet ndërruar trajektorja, dmth duhet të ndërrohet kryetari, kryetari është Saliu, ai është anti Amerikan që në vitet 1997. Koeicidencë, shpërthimi i skandalit ndaj Bashës, domethënëth e kanë kapur me rusët, dhe ambasadori s’do ju thotë bravo por ju ka vënë pikat mbi i.”