BOTA

Del nga burgu “armiku i betuar” i Putinit

20:27 - 06.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ruse ka liruar udhëheqësin e opozitës, Alexei Navalny. Ai postoi sot një reagim në Twitter ku njoftoi përkrahësit e tij se është liruar por përballet me akuzën për organizimin e një aktiviteti pa leje si dhe për rezistencë ndaj policisë.




Navalny u arrestua dje në Sheshin Pushkin të Moskës, gjatë protestave që shoqëruan ceremonitë e inaugurimit të Vladimir Putinit për një mandat të katërt presidencial.

Mbi 1300 protestues u arrestuan në të gjithë Rusinë.

Policia ndaloi për pak orë edhe gazetarin Aleksei Aleksandrov, i cili punon për një emision lajmesh që realizohet në bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë/ Radio Liria. Ai njofton se policia po godiste me shkelma e po shtynte gazetarët. Ai thotë se nuk ka parë në protesta të mëparshme të udhëhequra nga Navalny një reagim kaq agresiv nga policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.