Kronikë

I hodhën lëndë plasëse në afërsi të hotelit të kreut të Rithemelimit, 3 minuta më pas shpërthen tritoli në banesën e biznesmenit. Dyshohet se autorët e hodhën eksplozivin nga makina

12:31 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme një sasi lëndë plasëse u hodh pranë hotelit të kreut të Rithemelimit të PD, Ferdi Sterkaj, në fshatin turistik të Razmës,  në Malësinë e Madhe. Por, pas tritolit te parkingu ku ndodhet reklama e objektit, ka ndodhur një tjetër shpërthim, ekzaktësisht në banesën e biznesmenit Gjovalin Shtjefni




Ky i fundit është i njohur në qytetin e Shkodrës në fushën e fasonerisë prej shumë vitesh.

Tritoli në banesën e tij ka shpërthyer 3 minuta pas eksplodimit në biznesin e demokratit.

Ferdi Sterkaj është kryetar i sapo zgjedhur i Rithemelimit të PD-së, e është pronar i një prej hoteleve më të mëdha në Razmë të Malësisë së Madhe.

Në vendet ku kanë shpërthyer lënda plasëse mungojnë kamerat e sigurisë, por përgjatë pedonales së Razmës shihe dy makina në lëvizje.

Policia dyshon se në njërën prej tyre ndodhen autorët që hodhën tritolin në objekte.

Sipas uniformave blu, deri tani qëndron dyshimi se personat përgjegjës e kanë hedhur lëndën plasëse që nga makina, pa zbritur në tokë e më pas janë larguar në drejtim të paditur, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Është i paqartë motivi i këtyre ngjarjeve të njëpasnjëshme në Razmë.

Kreu i Rithemelimit është shprehur se nuk lidhet me të, pasi vendi ku është hedhur sasia e tritolit është parking publik, pavarësisht se ndodhet dhe reklama e biznesit të tij. Sterkaj shtoj se nuk ka konflikte me asnjë e as nuk ka marrë kërcenime më parë për të dyshuar tek dikush konkret.

Shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 8:50 të së premtes, orar në të cilin lëvizin vendasit dhe turistët për të shijuar mëngjesin e zonës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të bërë zbardhjen e plotë e dy ngjarjeve, të cilat kanë një diferencë prej 3 minutash.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.