Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur urimet e tij ndaj të drejtës që fitoi Amerika e Veriut për të pritur Kupën e Botës 2026. Përmes rrjetit social “Twitter”, Trump shkruan:
“Shtetet e Bashkuara, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë, sapo morën të drejtën e Kupës së Botës. Urime! Një punë e madhe!”
Vendimi u mor një ditë para fillimit të Botërorit 2018 dhe kandidatura e përbërë nga tri shtetet fitoi përkundrejt asaj të Marokut, duke marrë 65 vota nga 134 shtete me të drejtë vote. Kupa e Botës 2026 do të luhet në 16 stadiume, shumica e të cilave do të jenë në SHBA.
Shfaq Komentet (0)