Anxhela Meçani ishte e reja e cila u gjet mëngjesin e së hënës e rrahur në mënyrë barbare dhe e hedhur nga një makinë në ecje në rrugët e Torinos. Ndonëse e reja e cila u gjet nga një shofer u transportua në spital për të marrë ndihmën e parë, nuk mundi t’i bënte ballë plagëve. E vetmja gjë që e reja ka deklaruar ka qenë: “Nga makina u hodha vetë.”
Anxhela Meçani kishte jetuar për disa vite në Ravenna, megjithatë ajo rezultonte e regjistruar si banore atje që prej Majit, pas martesës me një italian.
Kur kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë, prindërit e 20-vjeçares të vrarë në Itali kanë kërkuar ndihmë nga shteti, pasi nuk kanë mundësi ta tërheqin trupin e 20-vjecares.
“Duam ndihmën e shtetit shqiptar, nuk kemi mundësi të sjellim trupin e saj në Shqipëri. Kemi tentuar të mbledhim para, por kërkojmë ndihmë. Vajza ka ikur në Itali në dhjetor të 2017-ës me një shtetas shqiptar. Dhe atje ka lidhur martesë e një italian. Vajzën e kam parë për herë të fundit para shumë kohësh. Kerkojmë të vendoset drejtësi”, – kanë pohuar prindërit e Anxhela Meçanit.