Intervista

“Politika Online”/ Balla padit Bashën: “Negociatat”, shqiptarët nuk e hanë sapunin për djathë

20:37 - 27.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akuzave të Lulëzim Bashës për lidhje të tij me milionat e eurove që erdhën me “Toyota Yaris”, Taulant Balla iu përgjigj ligjërisht me dy padi.




Ato i bëri publike në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço, ku ndër të tjera foli edhe për negociatat.

“Kallëzim penal kundër Lulzim Bashës. Dua që ta bëj një shembull në politikë këtë person. Ai ka vënë në rrezik një operacion të organeve ligjzbatuese. Informacionin që ai kishte të enjten në kuvend, tre institucione që ishin në dijeni para tij, kishin marrë të gjitha masat për vijimin e aksionit që prej së mërkurës. Dyshimet se Basha ka lidhje me këta persona të grupit kriminal, do t’i them të enjten në parlament. Njëri prej funksionareve të organeve ligjzbatuese, duke pirë kafe me Lulzimin, Kuliçin, a ku di unë, ndan informacione me ta. I papërgjgjshmi del në TV dhe i thotë delinkuentëve se është një Toyota Yaris me kaq lekë. Fat i mirë që delinkuentët nuk e dëgjuan kolegun e tyre në kuvend.” tha Balla

Gazetarja: Ju thatë se në Gjermani ka qenë Basha, Berisha e Kodheli. S’besoj se e thatë për t’ja kaluar asaj topin për këtë çështje?

Balla: Jo absolutisht. Kodheli ka qenë në një vizitë të suksesshme në Bundestag, ku ka parë edhe Bashën në korridoret e parlamentit duke shpërndarë traktet për të mirën e integrimit të Shqipërisë (qesh)

Numri dy i Partisë Socialiste u pyet edhe në lidhje me vendimin e një dite më parë për negociatat e Shqipërisë.

Gazetarja: Vendimin e djeshëm, a mendoni se po ja u shisni shqiptarëve si sapunin për djathë këtë cështjen e negociatave, kur thoni se keni marrë një datë?

Balla: Nuk ka dalë burrë nëne deri sot që t’u shesë shqiptarëve sapunin për djathë. Jemi rracë tepër e zgjuar ne shqiptarët… shqiptarët e dinë

Gazetarja:…që nuk janë çelur negociatat dje…

Balla: Dje shqiptarët kanë marrë urime nga përfaqësuesit më të lartë të BE.

Gazetarja: Së bashku me një listë të gjatë kushtesh që nuk i kanë plotësuar.

Balla: Të lutem…

Gazetarja: A ka dështuar qeveria me negociatat?

Balla: Ne nuk prisnim datë, për të thënë të vërtetën. Dhe këtë e kemi komunikuar shpesh herë. Dhe brenda pritshmërive tona kemi marrë dhe datën dhe dakortësinë për punën përgatitore.

Gazetarja: Pra që do të lindë, do lindë, por se kur do ngelë me barrë thote populli, s’i dihet…

Balla: Asnjë prej vendeve që kanë kaluar përmes këtij procesi, nuk kanë marrë një vendim, që sot është mbledhja e Këshillit, dhe nesër hapen negociatat…


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gjithe doc docash jeni, maskarenj, hajdute, legena, trafikante, hora, palaco, kriminele, drogmene .,ju do ta beni shqiperine?!?!?!? O pika qe sju bie se Moret ne qafe nje komb te tere, po do tju vije radha dhe do ngordhni so qener, ashtu sic e meritoni.

    Përgjigju ↓