POLITIKË

Kumbaro refuzon të pyetet, Basha: Hajdutë mos u zgërdhini, thirrini mendjes

11:24 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç pritej, opozita u hodh në aksion në Kuvend në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.




Refuzimi i Ministres së Kulturës, për t’iu përgjigjur pyetjeve të LSI për prishjen e Teatrit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të kreut të PD.  Lulzim Basha hodhi akuza në drejtim të shumicës duke i quajtur hajdutë.

Mirela Kumbaro: Pse duhet shembur Teatri Kombëtar

“Nuk kemi asnjë iluzion u bësh pyetje hajdutëve është e kotë, por LSI insiston ka bërë pyetje, keni sjellë projektligj për të pastruar 200 milionë euro të drogës, po përdorni procedurën me emergjencë, mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin, por që mos ti përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c ‘kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën kuvendit thirrini mendjes. Ku ju çon mendja mor fatkeq. Mendoni se do mbuloni vjedhjen e shekullit. Mendoni se do mbyllni gojën me një palo etike. Kodi i etikës është mos u merr me ministra të lidhur me krimin dhe drogën”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.