OPINION

SHBA se do më Ramën, mos vallë do Majkon për kryeministër?

21:26 - 06.07.18 Spartak Ngjela
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarjet në Shqipëri po kanë densitet antikorrupsion.
Ambasadori amerikan Donald Lu goditi me akuzë korruptive direkte kryeministrin Rama për çështjen Balili.
Kjo tregon se në zhdukjen e Klement Balilit paska dorë të drejtpërdrejtë edhe Edi Rama.
Po pse u tha nga ambasadori që Balili është kapur?
Po Pandeli Majkoja pse u revolta dje kundër kryeministrit të tij?
Po ambasadorja e re amerikane, do ketë rol në këtë çështjen e Reformës në Drejtësi.?
Çfarë pritet të ndodhë pas ardhjes së ambasadores së re dhe ekipit që pritet të vijë nga Brukseli gjatë këtij muaji pikërisht për implementimin e Reformës në Drejtësi?
Këto janë çështjet që kanë alarmuar të gjithë korrupsionin e lartë, dhe të gjithë ata të lidhurit me ta.
I.
Dje Ambasadori amerikan akuzoi Edi Ramën që ka ndihmuar Klement Balilin të arratiset. Në fakt ky ishte një kërcënim. Deri tani politika e lartë perëndimore në skedat e saj kishte ish ministrin e Brendshëm Tahiri si të implikuar në arratisjen e Balilit. Kurse tani, indirekt, ambasadori përfshiu edhe Ramën në këtë çështje. Sigurisht, vetëm një naiv mund ta mendojë se Tahiri e ka bërë hapin Balili jashtë kërkesës së Ramës.
Tani kuptohet qartë pse Tahiri thoshte që “do të flas”. Dhe, nëse është kështu, bën mirë që të flasë.
Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: pse e ka kërcënuar ambasadori Lu Edi Ramën? Sepse, kuptohet që ky nuk i është përgjigjur politikës amerikane, por kjo sigurisht që ka qenë edhe një politikën e Ramës kundër Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë ndodhi edhe revolta e Majkos kundër Kryeministrit të tij. Po duke e ditur faktin që Majkoja gjithmonë ka qenë politikani më koherent në aleancën shqiptaro-amerikane, atëherë kuptohet se politika amerikane nuk e pranon më Ramën.
Por pyetja është, pse?
Përgjigja më e afërt me të vërtetën është sigurisht aleanca e nëndheshme që ka ai me Berishën kundër Reformës, por mund të jetë gjithashtu edhe afrim i tij me politikën kundërshtare të Amerikës në Ballkanin Perëndimor.
Il.
Nëse do t’i qëndrojmë dokumentit politik të Komisionit Europian për Shqipërinë, ky që u formulua në lidhje me negociatat, atëherë tani do të pritet të vijë në Tiranë, brenda këtij muaji, një ekip ekspertësh që do të këqyrë Reformën në Drejtësi në lidhje me implementimin e saj. Por në këtë kohë po shohim gjithashtu edhe përshpejtimin e punës së vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Të gjitha këto sigurisht që janë të lidhura, sepse të gjitha konvergojnë në një pikë – te Reforma në Drejtësi.




Duke qenë kështu, duhet të theksojmë se edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, që pritet të konfirmohet nga Senati, Kathlin Ann Kavalec, një njohëse dhe vendimmarrëse për çështjen ruse në politikën amerikane, kuptohet që pikërisht për këtë vjen: për Reformën.
Të gjithë kundërshtarët e Reformës kanë kohë që kërkojnë që, për t’i shpëtuar ndëshkimit nga reforma, se rezultojnë të korruptuar, kanë dashur që ta përfshijnë Shqipërinë në politikën ruse dhe në politikën turke. Kjo sipas veprimtarisë së Berishës, Ramës dhe Bashës. Por gjithçka tani është e qartë nga politika e lartë perëndimore.
Ardhja e ekipit të Brukselit për kqyrjen nga afër të implementimit të Reformës, bashkë me ambasadoren e re amerikane në Tiranë, sigurisht që e mbyllin qarkun ruso – turk në Tiranë, dhe prandaj, pikërisht për këtë, ka dalë ndërkohë në pah edhe presioni i ambasadorit amerikan kundër Ramës, por edhe intensifikimi i të gjithë politikës së lartë perëndimore kundër korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar.
Dhe kjo do të vijojë.
Në fakt kryeministri aktual shqiptar është në pozita shumë të dobëta. Deri tani kuptohet se ambasadori amerikan siç duket ka bërë kundrejt Edi Ramës presione faktike të nëndheshme, kurse tani doli hapur. Por menjëherë Ramën e goditi edhe Pandeli Majkoja, një nga ministrat e tij.
Atëherë, çfarë mund të ndodhë: a mos politika e lartë perëndimore kërkon sërish që edhe në këtë situatë të punojë në Shqipëri me kryeministër Pandeli Majkon, njëlloj si në vitin 1999.
Në fakt, situata është shumë e ngjashme. Të presim dhe të shohim dy ingredientët e rinj: ambasadoren amerikane Kathlin Ann Kavalec, dhe ekipin e Brukselit që pritet të vijë.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Një ditë nipi i dashur i gjyshes, por dhe tekanjoz, i tha asaj se i haeshin fiq. U mor bir iu ankua gjyshja: po ku bëhen fiqtë në dhjetor! Djali i përkëdhelur, i mësuar me plotësimin e tekave nga gjyshja, gjithë “arrogancë” fëminore, ia kthen asaj: të bëhen gjyshe se më haen mua! Kështu dhe puna e “filozofëve, avokatëve, e analistëve” tanë. Duan që fiqtë të piqen edhe në dhjetor. Se, sipas oreksit të tyre, gjyshja Amerikë duhet të jetë si gjyshja e fabulës, që e ha meraku shumë për nipin e saj tekanjoz! Këta tanët ngelën duke pritur të bien koqet e dashit….!

    Përgjigju ↓