Sociale

Riciklimi i qeseve, qeveria reflekton. Biznesit do t’i lihet kohë

10:40 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompanitë që riciklojnë qeset plastike do të kenë në dispozicion disa muaj kohë, për të përshtatur teknologjinë e prodhimit të qeseve, që tashmë lejohet të përdoren nga subjektet tregtuese apo konsumatorët. Marrëve-shja u arrit pas konsultimeve mes përfaqësuesve të qeverisë dhe biznesit.




Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato vlerësoi procesin e diskutimit të vijueshëm me komunitetin e biznesit, duke shtuar se detajimi i ligjit do t’i vijë në ndihmë biznesit për të mos lënë shtigje interpretimi në terren nga inspektoratet, tatimet dhe doganat. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, teksa ishte bashkë me ministren e Sipërmarrjes, Sonila Qato gjatë një takimi me kompanitë e riciklimit bënë të ditur edhe marrëveshjen. Klosi tha se në zbatim të ligjit për qeset plastike është në proces hartimi i udhëzimit të ministrit për saktësimin e zbatimit të tij për disa elementë si procesi i biodegradimit, riciklimit apo pjesëve të qeseve.

Klosi deklaroi në tryezën e mbajtur me përfaqësues të biznesit të plastikës, se do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi, duke iu kërkuar bashkëpunim edhe për këtë proces. “Ajo që nuk negociohet është ndalimi njëherë e përgjithmonë i përdorimit të plastikës së pariciklueshme në vend”, -deklaroi ministri Klosi. Biznesit iu la një muaj kohë në dispozicion për adaptimin e teknologjive, për të ndaluar prodhimin e qeseve të holla njëpërdorimshme, që do më shumë se treqind vite të vetëshkatërrohet. “Një vend si Shqipëria me përparësi turizmin nuk mund të vijojë më të ndotet nga plastika”, – tha Klosi në takimin me ricikluesit, duke përmendur edhe masat ndëshkuese në ligj, nga një milion deri në 1.5 milionë lekë të reja për këdo që vijon të hedhë në përdorim këtë produkt. Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrolleve nga ana e inspektorateve në zona të caktuara, bashkëpunimin e pushtetit vendor, prodhuesve dhe qytetarëve. “Vetëm duke u bërë bashkë në interesin e lartë të eliminimit të qeseve, do të arrijmë reduktimin e shpejtë të këtij ndotësi”, – deklaroi Klosi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.