![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pas vrasjes mafioze në Shkodër, ku u ekzekutua një ish-efektiv policie dhe bashkëjetuesja e tij, një atentat me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Laç.
Mësohet se shtetasi Gjovalin Zyma, 60 vjeç është sulmuar me armë kur po i afrohej shtëpisë së tij në dalje të qytetit.
Ai po parkonte makinën, kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri kallshnikovi.
Sipas policisë, Zyma ka shpëtuar pa u prekur nga plumbat. Autori i sulmit u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa po merre në pyetje 60-vjeçari Zyma i cili ishte shënjestër e atentatit për të mësuar më tepër detaje. Burime kanë bërë të ditur se po hetohet ndonjë konflikt që mund të ketë pasur 60-vjeçari gjatë kohëve të fundit.