Kronikë

Arrestohet i riu, plagosi me thikë 52-vjeçari në Durrës

21:42 - 02.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 52-vjeçar është plagosur në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, në afërsi të stadiumi “Niko Dovana”.




I plagosuri është gjetur nga kalimtaret në trotuar i shtrirë dhe mbuluara nga gjaku.

Qytetarët pasi kanë lajmëruar ambulancën, e kanë dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rendë.

Policia ka shkuar në  vendin e ngjarjes, ka identifikuar dhe arrestuar  autorin. Ende nuk dihet motivi, policia po vijon hetimet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 02. 08. 2018, rreth orës 20:50, në lagjen Nr. 18, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi S. Dh. 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Me të marrë njoftim janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B. Xh., 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.