AKTUALITET

Foto/ “Do të të gjej…”, si e kërcënoi para vrasjes ish-burri 40-vjeçaren, plumbat nuk kursyen edhe të bijën

11:06 - 08.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valbonë Marku Ndrecaj është 40-vjeçarja e cila mbeti e vdekur mbrëmjen e djeshme së bashku me të bijën e mitur në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës. Ata u ekzekutuan nga me breshëri plumbash nga ish-burri i saj, përkatësisht babai i 9-vjeçares, Pjetër Nrecaj.




Viktima dhe ish-burri i saj kishin muaj që ishin ndarë. Ndërkohë që tjera detaje janë zbardhur nga kjo ngjarje e rëndë. Mësohet se Valbona ka marrë disa herë kërcënime nga Pjetër Ndrecaj, me të cilin kishte 5 fëmijë, tre prej të cilëve jetonin me nënën. Ajo pak para se të vritej kishte marrë një mesazh kërcënues nga ai, të cilin e kishte raportuar në polici. “Do të të gjej… do të ta bëj…”. Policia e ka hapur këtë rast si “kanosje”. Por pak orë më vonë në shtëpinë Marku u shënuan dy viktima nga Pjetër Nrecaj.

Ky i fundit dyshohet se me kallashnikov në korridorin e shtëpisë, ka vrarë gruan dhe vajzën e tyre. Ndonëse  policia u njoftua për këcënimet që kishte marrë 40-vjeçarja me origjinë nga Tropoja, nuk arriti që ta parandalojë këtë tragjedi, raporton Express. Mësohet se arsyeja që e shtyu Nrecajn ta kryejë vrasjen e dyfishtë nga ana e Prokurorisë po konsiderohet si “çrregullimi i marrëdhënieve bashkëshortore”.

Detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj. Ai ka shpjeguar se i dyshuari edhe më herët e kishte kërcënuar viktimën. Sipas tij, Pjetër Nrecaj kishte qëndruar rreth një muaj në paraburgim për veprën penale të “kanosjes” ndaj gruas.

“Viktima është ankuar në polici për kërcënimin, Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka tentuar ta kontaktojë por ka qenë e pamundur”, ka thënë Selimaj. Ndërkohë që bëhet e ditur se të dyshuarin nuk e kanë gjetur në shtëpi.

“Viktima pak orë para se të ndodhte rasti, ka shkuar në polici dhe ka raportuar për një kanosje”, – ka shpjeguar më tej, prokurori Selimaj.

Ai ka shtuar se dorasi është person i njohur për Prokurorinë, pasi ndaj tij ka një procedurë penale. Ai sqaroi se i dyshuari ishte në paraburgim nga data 13 maj deri në 15 qershor të këtij viti dhe ndaj tij ka një aktakuzë për dhunë në familje, e cila është dorëzuar në gjykatë. I dyshuari për vrasjen pritet të merret sot në pyetje për të sqaruar edhe arsyet që e çuan në vrasjen e ish-gruas dhe vajzës së tij, duke tronditur Kosovën, por jo vetëm.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.