Ata janë motra dhe vëllai më të famshëm të vip-ave shqiptarë, të cilët qartazi e adhurojnë edhe modelingun. Beatrix dhe Alban Ramosaj janë duke shijuar prej tashmë më shumë se një muaji pushimet e paharrueshme në jug të Shqipërisë.
Por mesa duket vëllezërit nuk janë vetëm, por janë të shoqëruar edhe nga fotografi i njohur, njëkohësisht edhe miku i tyre, Endrit Mërtiri. Diell, det dhe foto pafund janë rezultati i këtyre pushimeve të veçanta për Ramosajt. Kush me foto kartolinë e kush me foto provokuese, secili prej tyre duket se po kalon momente fantastike këtë verë! Presim të tjera foto sidomos nga Trixa!
Shfaq Komentet (0)