Një tjetër shqiptar është konfirmuar se ka ndërruar jetë, pas shembjes së urës Morandi në Itali. Ai është Edi Bokrina, i cili po udhëtonte me viktimën e parë Marjus Djerri në makinë, kur u shemb ura dhe ra nga 100 metra lartësi.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Marjus Djerri dhe Edoardo Bokrina po udhëtonin në autostradën A10 drejt Rapallos, ku punonin në pastrim.
LEXO EDHE: Genova “e plagosur” në zemër, mes 35 viktimave edhe një shqiptar
Trupat e tyre u nxorën nga rrënojat para prindërve, dhimbja e të cilëve nuk njeh ngushëllim. Edhe familjarët në Shqipëri kanë përhapur lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të të afërmve të tyre.
I afëmi i Edit, me dhimbje shkruan në një postim në Facebook: “Nipi jem Edi Bokrina do jesh gjithmonë në zemrën teme!! Qofsh i xhehnetit”.