Kronikë

Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 42-vjeçari

17:19 - 05.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në në Fushë Mëzez, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.




Mësohet se A. Z., ishte duke rregulluar linjën e internetit, ndërsa kontakti me energjinë elektrike ka qenë fatale për 42-vjeçarin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.09.2018, rreth orës 14:10, në Fushë Mëzez, shtetasi A. Z., rreth 42 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.