Kronikë

I dënuar për vrasjen e 26-vjeçarit, kush është shqiptari që u ekzekutua në Spanjë

13:31 - 05.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir A., 43 vjeç është shqiptari i vrarë me armë në Spanjë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.




Sipas mediave spanjolle, ai është i dënuar më parë për vrasjen e një 26-vjeçari të ndodhur në Cambrils në Shkurt të vitit 2008. Policia spanjolle dyshon se 43-vjeçari Fatmir A. është ekzekutuar për hakmarrje.

Pas daljes nga burgu, shqiptari jetonte në Reus, në provincën e Tarragona, Katalonjë. 43-vjeçari u ekzekutua me armë pak pas mesnate.

LEXO EDHE: Vriten dy shqiptarë në Itali e Spanjë

Kanë qenë banorët e zonës që lajmëruan policinë, e cila kur mbërriti në vendngjarje gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë Fatmir A. Dëshmitarët u thanë hetuesve se dëgjuan disa të shtëna me armë. 43-vjeçari mendohet se u qëllua nga një person në distancë të afërt.

Më 29 Shkurt të vitit 2008, 43-vjeçari shqiptar ekzekutoi me armë një 26-vjeçar në një pikë karburanti në Cambrils. Ai u arrestua më 20 Maj pas hetimeve të policisë, i cili u identifikua si autor i vrasjes së të riut.

Në atë kohë, shqiptari mbante dokumente bullgare të falsifikuara. Krimi i ndodhur para 10 viteve u cilësua si larje hesapesh për çështje droge dhe prostitucioni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.