Kronikë

Vrasjet në Shkodër, policia arreston 4 persona

22:41 - 05.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë përfunduar në pranga të policisë, si të dyshuar për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë muajve të fundit në Shkodër.




Pas marrjes së autorizimit, prokuroria urdhëroi policinë për kryerjen e kontrolleve në banesat e anëtarëve të familjeve Licaj dhe Bajra.

 

Prej mbrëmjes të së martës, në Shkodër ka pasur forca të shumta policia të cilat kanë ngritur postblloqe të shumtë në gjithë qytetin! Renea, Shqiponjat dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar me urdhër të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në lagjet ku dyshohet se qëndrojnë persona me precedent penal ose në kërkim.

Ndërkohë forcat e policisë po krehin zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që cilësohen problematike në lidhje me rendin publik.

20 të shoqëruar

Gjashtë vrasjet pa autor dhe 2 personat e rrëmbyer një javë më parë, janë bilanci i këtyre ditëve në Shkodër, për të cilat policia është vënë në lëvizje, ku burimet saktësojnë se janë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona në këto orë ndërsa shoqërimi i personave të dyshuar po vazhdon.

Të gjithë personat e dyshuar dhe ata me precedentë penalë po merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me Krimet e Rënda. Krehja që po ju bëhet zonave në fjalë, është shoqëruar nga autoblindat e policisë dhe snajpera të vendosur në pika të larta, që mbajnë nën kontroll të gjithë territorin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.