Kronikë

Gjendet i vdekur i riu në Korçë, ishte përdorues droge

17:09 - 06.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se i riu u gjet në një godinë të braktisur, ndërsa dyshimet e para janë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike.




Nga verifikimet paraprake në trupin e tij janë gjetur shiringa, gjë që dëshmon se vdekja e tij mund të ketë ardhur pikërisht nga përdorimi i drogës.

Në lidhje me ngjarjen është caktuar një grup hetimor i cili do të bëj zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekje së 30-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga “Ligor Rëmbeci”, pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.

U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.