![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një vajzë 6-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e sotme si pasojë i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre ishte me targa Kosove.
Drejtuesi i mjetit H.F. udhëtonte sëbashku me familjen e tij, teksa është përplasur me mjetin tjetër ku ngeli e vdekur vajza e tij.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjrn r plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.09.2018, në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.
Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.