![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Personi që shihni në foto është Mariglen Cybi, shqiptari i njohur edhe me emrin Davide De Gaetano.
Ai u bë mjaft i njohur në Itali pas arratisjes spektakolare në muajin Gusht të vitit 2017, kur u arratis nga spitali vetëm me të mbathura.
Ai është dënuar nga një gjykatë italiane me pesë vite burg për grabitje.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Chietit. Ra në sy fakti se ai u dënua një vit më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria.
Cybi ishte arrestuar për grabitje dhe kundërshtim me forcë ndaj policisë.
Ai ndodhej i shtruar në spital kur u tha policëve që e ruanin në spitalin e Chietit se do shkonte në tualet.
Por, ai arriti të heqë prangat dhe pasi goditi policët, u largua me vrap vetëm me mbathje.
Arrestimi i tij është bërë i mundur vetëm pas një viti, në Qershor të 2018-ës.
Raportohet se Cybi u kap teksa po tentonte të grabiste një automjet.