BOTA

Kim Jong-un letër Trump, ftesë për një takim të dytë

14:22 - 11.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori një letër “shumë të përzemërt dhe pozitive” nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, duke i kërkuar një takim të dytë.




Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders deklaroi se: “Qëllimi kryesor i letrës ishte që të kërkohej dhe të shqyrtohej mundësia për të planifikuar një takim tjetër me presidentin, për të cilin ne jemi të hapur dhe tashmë jemi në procesin e koordinimit”.

Sanders u tha gazetarëve se letra tregoi “një angazhim të vazhdueshëm për t’u përqendruar në denuklearizimin e gadishullit”.

Të dy vendet kanë diskutuar programet bërthamore të Koresë së Veriut që kur liderët e tyre u takuan në Singapor në qershor, ndonëse rezultati i samitit u kritikua pasi nuk solli detaje konkrete rreth mënyrës sesi Kim është i gatshëm të heqë dorë nga armët që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është planifikuar të ketë samitin e tij të tretë me Kim Jong-un javën e ardhshme në Penian dhe qeveria e tij ka synuar një takim tre-palësh që përfshin edhe Trump, me qëllim pajtimin e një deklarate të përbashkët për t’i dhënë fund luftës koreane të viteve 1950-53.

Konflikti përfundoi me një armëpushim, jo një traktat paqeje, duke lënë forcat e Kombeve të Bashkuara të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara si edhe Korenë e Jugut teknikisht ende në luftë me Korenë e Veriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.