BOTA

Paralajmëron NATO: Rusia po bëhet agresive

17:24 - 11.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NATO-ja deklaroi se stërvitja ushtarake e Rusisë Vostok-2018 që do të realizohet me pjesëmarrjen e 297 mijë ushtarëve më 11-17 shtator fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha dhe se ajo përputhet më një formë më “agresive” të cilën Moska e ka shfaqur së fundmi.




Në një deklaratë për Anadolu Agency, zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu tha se të gjitha shtetet kanë të drejtë për të zhvilluar stërvitje me forcat e sigurisë, por kjo, sipas saj, është e rëndësishme të bëhet në mënyrë “transparente dhe të parashikueshme”.

Lungescu rikujtoi se në Këshillin NATO-Rusi të mbajtur nga zyrtarët në maj të këtij viti është diskutuar edhe Vostok-2018, ndërsa Moska i ka informuar se stërvitja do të jetë shumë më e gjerë sesa Vostok-2014.

“Stërvitja Vostok fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha. Kjo përputhet me një sjellje të cilën e kemi parë kohëve të fundit. Është ajo e një Rusie më agresive që rrit buxhetin e mbrojtjes dhe praninë ushtarake”, tha Lungescu, duke theksuar se NATO-ja ndjek nga afër të gjitha stërvitjet ruse.

Ajo tërhoqi vëmendjen se Rusia ka shtuar në masë të konsiderueshme praninë ushtarake në rajonet e Detit Baltik, Detit të Zi dhe Mesdheut, ndërsa tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcë ushtarake ndaj fqinjëve të saj në vazhdën e zhvillimeve në Ukrainë dhe Gjeorgji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.