Kronikë

33 kg drogë drejtë Greqisë, arrestohen dy persona

13:19 - 16.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi iu sekuestruan një sasi prej 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.




Në pranga përfunduan  Alment Bakullati, 27 vjeç si dhe Klement Domeri, 35 vjeç, të dy banues në fshatin Shalë, Konispol.

Lënda narkotike u sekuestrua nga policia gjatë një operacioni antidrogë i koduar “Piramida”. Policia lokale bën me dije se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit grek pranë vendit të quajtur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.