Një shpërthim tritoli është ka ndodhur në banesën e një biznesmeni në Pogradec. Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:45, në lagjen numër 1 të qytetit.
Sipas policisë, sasia e vogël e lëndës shpërthyese ishte vendosur rreth 25 metra larg banesës së biznesmenit Bajram Fejzullahu, pronar i një televizioni lokal në Pogradec. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
Nga shpërthimi, nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Shfaq Komentet (0)