BOTA

Paralajmëron May: Të pranohet propozimi im për Brexit, ose nuk do ketë asnjë marrëveshje

15:39 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja Theresa May i paralajmëroi mbështetësit e vijës së fortë të Brexitit në partinë e saj për një shkëputje pa marrëveshje të vendit të saj nga BE. Ose marrëveshja e saj e Brexitit, ose nuk do të ketë marrëveshje.




Theresa May u kërkoi kundërshtarëve të saj në Partinë Konservatore që të mbështesin të ashtuquajturin plan të saj të Chequers-it për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Nuk ka mundësi të krahasueshme veç marrëveshjes së planifikuar prej saj, tha ajo në televizionin e BBC-së. “Mendoj se alternativa e kësaj do të ishte që të mos kemi marrëveshje”.

May ndodhet nën presion, sepse negociatat për daljen nga BE në fund të marsit kanë ngelur në vend. Veç kësaj, për shkak të strategjisë së saj të Brexitit ajo ka kohë që është në qendër të kritikave edhe në partinë e saj. Ajo kërkon të krijojë një zonë të tregtisë së lirë me BE dhe të mbajë një pjesë të rregullave të përbashkëta. Shumë mbështetës të Brexitit kërkojnë nga ana tjetër një ndarje të qartë dhe kërcënojnë se do ta bëjnë të dështojë marrëveshjen e negociuar nën drejtimin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.