AKTUALITET

Pagesat për bebet, deri në 120 mijë lekë të reja

10:59 - 26.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur Shqipëria po plaket, qeveria merr një tjetër nismë. Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka dhënë detaje për platformën sociale, të projekt-buxhetit të vitit 2019.




Në vitet 2000 pata lancuar çekun e bebes 50 mijë lekë të vjetra, u prit mirë, por u kthye në një problem në malin e borxheve të trashëguara që ne kishim edhe një borxh prej 50 milionë dollarësh për bebet që nuk kishin marrë çekun që ju takonte, borxh që e shlyem edhe atë si 700 miliardë dollarë borxhe dhe si përfundim asgjë më s’ka ndryshuar në këtë politikë e cila rikthehet në rendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e porsalindura nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Çdo fëmijë i parë i një çifti merr 8-fishin e kontributit pra 40 mijë lekë, fëmija i dytë 16-fish, 80 mijë lekë dhe fëmija i tretë 28 fish, 120 mijë lekë”, deklaroi Rama, teksa ka theksuar se nuk do të ketë vonesa ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën me shpërndarjen e këtij bonusi

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po përgatitet që çdo bebe që lind në Shqipëri, të regjistrohet në maternitet, duke shmangur të gjitha procedurat në gjendjet civile.

Do të regjistrohet dhe do të marrë çekun e mirëseardhjes”, deklaroi Rama.

Instituti i Statistikave, përmes raportit më të fundit, konfirmoi krizën demografike shqiptare, krizë që ka nisur vite të shkuara dhe po përkeqësohet. Sipas INSTAT, numri i lindjeve në Shqipëri vazhdon të ulet.

Gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë pasqyroi një rënie me 69,9 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. E përkthyer në shifra, kjo krizë demografike mund të kishte një panoramë të tillë: Popullsia e Shqipërisë u tkurr me 0.2 për qind, ose afro 15 mijë banorë në vitin 2017.

Më 1 janar të këtij viti, Shqipëria numëronte 2 milionë e 870 mijë 324 banorë. Referuar këtyre të dhënave statistikore, shkaku i tkurrjes duket të jetë emigracioni, që mbetet shumë i lartë në shifra, që ka shtrirë efektet e tij dhe ndaj rritjes natyrale prej lindjeve të reja.

Gjirokastra, Dibra, Berati, Kukësi, Korça, Lezha, Fieri, Elbasani dhe Shkodra rezultojnë qarqet me ulje të ndjeshme të popullatës, ndërsa vetëm tre qarqe, Vlora, Durrësi dhe Tirana pësuan rritje të popullsisë për vitin 2017.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.