Në Shqipëri nuk mund të themi me plot gojën se kemi një repere të mirë që mbizotëron tek të tjerat, sepse ka shumë. Një ndër to është edhe e cila korri menjëherë sukses pas këngës së saj të parë “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom. Ajo hyri bujshëm në treg edhe me disa prodhime të tjera dhe konkurrencën që u hap midis saj dhe disa repereve të tjera të estradës.
Disa nga frazat e përdorura në këngët e saj janë kthyer në trend edhe për rininë. Por si ka qenë ajo më parë në pamjen e saj? Nëse jeni kuriozë të shikoni ndryshimin që ka pësuar këngëtarja nga sot krahasuar me disa vite më parë, në rrjet po qarkullon një foto e saj ku duket tërësisht ndryshe. Nuk dihet nëse reperja ka kryer operacione plastike apo është thjesht efekti i makijazhit që sot e bën të duket më fotozhenike. Me apo pa bisturi? Tayna thotë që jo, si thoni ju?