POLITIKË

Tahiri publikon foton duke kalëruar, PD: Show mbi shalë 7.500 euro

21:48 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e nesërme pritet fati i dosjes “Tahiri”, por vetëm pak momente më parë ish-ministri i Brendshëm ka publikuar ditën e sotme në “Facebook” një foto teksa shihet i qetë duke kalëruar.




Ndërkohë Partia Demokratike ka publikuar një fakt, që ajo e quan skandal. Nënkryetari i PD, Edi Paloka në një deklaratë thotë se Tahiri sfidon drejtësinë duke shaluar mbi 7500 euro mbi kalë.

Deklarata e Edi Palokës

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.

Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.