Kronikë

Sarandë, policia aksion për arrestimin e Klement Balilit

20:59 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një operacion antidrogë i ndërmarrë ditë e sotme në disa nga qarqet kryesore të vendit, ka çuar në pranga disa persona, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.




Nga të dhënat, mësohet se në Shijak është Flamur Avdyli, emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa është vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.

Ndërkohë, bëhet me dije, se aksioni anti-drogë është zhvilluar edhe në Sarandë për arrestimin e Klement Balilit, i cili është në kërkim nga policia, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë FNSH ka rrethuar rrethuar Sarandën duke ushtruar kontrolle në banesat e familjarëve të Balilit, por deri mëtani ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Nga ky operacion, policia ka shoqëruar një person nga fshati Stjar i Delvinës, i cili dyshohet si trafikantë droge. Kontrolle nga policia janë kryer dhe në Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.