Pamela Aliaj – Edhe pse prej muajsh kaloi në heshtje një shtatzëni të ëmbël, ditën e enjte ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë. Modelja e njohur shqiptare, Vivian Cani është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë ëngjëllin e saj të quajtur Christian. Ka qenë vetë Vivian ajo që ka publikuar një foto me dorën e të voglit të porsalindur. “15.11.2018 u bekuam me ndjesinë dhe dhuratën më të bukur në botë.
Paç shkëlqimin e Diellit çdo ditë të jetës shpirt i shpirtit tim Christian Meçi,”-përfundon ajo në postimin e saj në Instagram. Ndërkaq kujtojmë se bukuroshja Vivian Canaj është vajza që me bukurinë e saj ka përfaqësuar vendin tonë në evente të ndryshme, duke përmendur këtu edhe pjesëmarrjen si imazhi i Valentino-s në Azi vitin e shkuar. Përqendrimi kryesor i modeles 22-vjeçare tanimë është vogëlushi Christian si dhe biznesi që ka hapur në Tiranë. Ajo nuk është vetëm një modele, por është e impenjuar edhe në fushën e drejtësisë.
Canaj e konsideron drejtësinë të ardhmen e saj duke qenë se ka studiuar për të drejtë tregtare. Gjithashtu kujtojmë se modelja 23-vjeçare kurorëzoi lidhjen e saj 2-vjeçare me diplomatin Krivis Meçi në tetor të vitit të shkuar përmes një ceremonie madhështore. Dasma e shumëpritur e bukuroshes shqiptare u mbajt në hotelin ‘Rogner’, ku të ftuar të shumtë u bënë pjesë e gëzimit të çiftit. Me interpretimin e këngëtareve Irma dhe Eranda Libohova është krijuar një atmosferë vërtet e këndshme tetorin e vitit të kaluar. Tashmë nën rolin e nënës, modelja bukuroshe do të ketë një tjetër rol të rëndësishëm me të cilin do të kalojë pjesën më të madhe të kohës. Sa bukur të jesh nënë!