SPORT

Kukësi rikthehet në “Elbasan Arena”

12:30 - 20.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekipi i Armando Cungut, Kukësi ka përballë Kastriotin në javën e 18-të të Superiores. Verilindorët vijnë pas barazimit kundër Partizanit dhe renditen në vendin e tretë në kampionat, kurse krutjanët vijnë pas humbjes së hidhur kundër Teutës së Durrësit me rezultatin 0-4 dhe janë në zonën e “ftohtë”, duke mbyllur tabelën e klasifikimit me vetëm 10 pikë.




Por, ajo që ka rënë në sy ka qenë se vendi ku do të luhet ndeshja e Kategorisë Superiore, është ndryshuar tashmë. Fillimisht, mendohej se takimi do të zhvillohej në stadiumin e Kamzës, por në fund është zbuluar që do të luhet në “Elbasan Arena, më 23 dhjetor, të dielën në orën 13:30.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.