SPORT

Murinjo: Mirënjohës Mançesterit, por është kapitull i mbyllur

13:01 - 20.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mançester Junajtid shkarkoi Zhoze Murinjon ditën e martë, duke ndërprerë bashkëpunimin me një nga trajnerët më influencialë në botën e futbollit. Gazetarët e “SkySport” kanë arritur t’i marrin një intervistë teknikut portugez, i cili nuk ngurroi të flasë pas shkarkimit: “Jam shumë mirënjohës që kam qenë trajner i Mançesterit. Unë besoj se të gjithë tifozët e Junajtid e dinë këtë. Ashtu si në të kaluarën time, kam punuar me shumë njerëz të mëdhenj dhe unë besoj se disa prej tyre do të mbeten miqtë e mi për pjesën tjetër të jetës. Gjithkush i njeh parimet e mia të punës. Çdo herë që mbyllet një kapitull, tregoj respektin maksimal ndaj kolegëve të mi. Shpresoj që mediat të respektojnë pozicionin tim dhe do të më lejojnë të jetoj një jetë të qetë derisa të rikthehem”,- u shpreh portugezi





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.