SPORT

Shehi me dhimbje koke, edhe Bregu humbet Kamzën

11:58 - 20.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skënderbeu po vuan shumë për rezultate javët e fundit, e madje gaboi edhe në shtëpi me një kundërshtar modest si Luftëtari i Gjirokastrës. Korçarët e nisën garën me pretendime, por me rezultatet e javëve të fundit po rrezikojnë edhe një vend në Kupat e Evropës. Ndeshja me Luftëtarin duket se i kushtoi shumë Dejvi Bregut që shënoi një gol mjaft të bukur, por u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë.




Bregu nuk do të jetë në Kamzë, ndërsa skuadra korçar me shumë gjasa s’do të ketë shërbimet e sulmuesit Krasniqi që muajin e fundit ka pasur vazhdimisht oshilacione. Po ashtu edhe Ardit Hoxhaj, që edhe pse është bashkuar dje me grupin nuk do të luajë në kryeqytet. Shqetësuese paraqitet gjendja edhe për mesfushorin Demte, megjithatë, trajneri i bardhekuqve shpreson që ta ketë mesfushorin nga Etiopia në fundjavë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.