SPORT

Ideja e çmendur, Boka do Murinjon në stol

10:36 - 21.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë pasi Zhoze Murinjo u shkarkua nga detyra si trajner i Mançester Juanjtidit, shumë skuadra kanë nisur të mendojnë për shërbimet e tij. Përveç Interit dhe Real Madridit që tashmë dihet se kanë një interes ndaj portugezit, lajme të eja vijnë edhe përtej oqeanit. Vetëm pak ditë më parë, Nikolas Burdiso u emërua di drejtor sportiv i Boka Zhuniorsit dhe për të treguar se e ka merituar këtë rol në klub, ai ka nisur që të punojë për të siguruar shërbimet e teknikut portugez.




Humbja në Kupën Libertadores, bëri që trajneri i skuadrës të paraqiste dorëheqjen pas humbjes ndaj River Plejtit dhe drejtuesit po mendojnë për një pasues të denjë. Nëse Murinjo pranon të marrë drejtimin e Bokës, ai do të ndihmohet nga njëri prej heronjve të tripletës me Interin, duke qenë se Kambiaso mund të bëhet ndihmës i tij në Argjentinë. Në ditët në vijim pritet që të ketë zhvillime të reja, megjithëse duket i vështirë si operacion për të ndodhur, pasi portugezi mund të synojë një klub të madh në Europë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.