AKTUALITET

“Der Spiegel”: Balili i lidhur me politikanët shqiptarë. Sillte drogë nga Amerika Latine në Evropë

11:11 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klement Balili, është një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore.




Kështu e ka cilësuar gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” Klement Balilin duke i dhënë jehonë vetëdorëzimit të tij përpara drejtësisë.

Në artikullin e botuar nga e përditshmja gjermane theksohet se “Eskobari i Balilit” konsiderohet një prej krerëve të bandave më të kërkuar në botë.

Gazeta nënvizon faktin se ai u soll personalisht në ambientet e paraburgimit nga kreu i policisë shqiptare.

“Ai duhet të përgjigjet para gjykatës për dyshimet e trafikut të drogës, krijimit të një grupi të organizuar kriminal, për evazion fiskal dhe pastrim parash. I njohur edhe si ‘Pablo Eskobari i Ballkanit’, ai konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore. Autoritetet shqiptare e kërkonin prej dy vitesh.” thuhet mes të tjerave në artikull.

Por jashtë vëmendjes së “Der Spiegel” nuk lihet as politika, për të cilën thotë se Balili ka lidhje edhe me politikanë shqiptarë.

“Balili konsiderohet se ka lidhje të mira me politikën shqiptare, madje ka qenë edhe zyrtar i administratës shtetërore. Kjo i ka mundësuar atij që për një kohë të gjatë të veprojë në mënyrë të papenguar dhe të shpëtojë nga përpjekjet për arrestim nga policia, pasi mesa duket kishte informatorë në qarqet hetimore.” përfundon artikulli i gazetës gjermane


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.