AKTUALITET

Caktohet data, ja kur do të dalë Klement Balili para Krimeve të Rënda

12:09 - 08.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klement Balili i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, në seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj tij, më 25 shkurt.




Seanca është parashikuar që të nisë në orën 10.00, ndërkohë që pak ditë më parë nëpërmjet avokatit Theodhori Sollaku, u kërkua që të bëhej gjykim i shkurtuar.

Kjo për shkak se Balili nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij, dhe në rast të gjykimit të shkurtuar dhe deklarimi fajtor, përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Klement Balili u vetëdorëzua në polici rreth tre javë më parë, më 15 janar, nën ndërmjetësimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në fshatin Stjart të Delvinës.

Akuzat e ngritura ndaj Balilit janë “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive” si dhe “Pastrim parash”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.