Suada Sherifi mbetet ndër femrat e preferuara të televizioneve shqiptare. Gjithçka duket se po shkonte perfekt edhe në jetën private. Ku pas bashkëjetesës me partnerin, hapja e biznesit të ri, bukuroshja u bë dhe nënë e një vajze. Por pasi emri i bashkëshortit të saj u përfshi në ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok dhe policia e shpalli në kërkim Eldi Dizdarit, jeta e Suadës u trondit.
Edhe pse ditët e para vijuan krejt normalisht për të, duket se gjërat kanë ndryshuar. Suada ka vendosur të mbyllë rrjetet sociale. Nëse bëni një kërkim në Instagram, do të shihni se bukuroshja e ka ç’aktivizuar llogarinë e saj. Pas ngjarjes ku ishte i përfshirë bashkëshorti komentet në rrjetet e saj sociale nuk kishin të ndalur. Të shumtë ishin ata që e sulmuan pikërisht nga përfshirja e Eldit në ngjarje. E pas disa rasteve që ajo i është përgjigjur duke mbrojtur familjen, duket se është lodhur dhe ka vendosur të largohet nga bota virtuale.