KULTURË

“As të parët, as të fundit” një rrëfim nga një psikologe

15:00 - 26.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deri tani, monogamia ka qenë konfigurimi ynë standard dhe bazohet në supozimin që, kur dashuron vërtet, nuk tundohesh më nga të tjerët. Kjo është arsyeja pse shpesh një flirt apo tradhti shërben për të nisur bisedën. Pasi trilli merr fund dhe nuk vazhdon të mbrohesh më, mund të filloni të jeni më të hapur me njëri-tjetrin”. Një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet. I tillë konsiderohet libri i Esther Perel “As të parët, as të fundit”, botim i Pegit përkthyer nga Artan Miraka. “Pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta “mbrojmë nga tradhtia” marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as burrat dhe as gratë. Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në marrëdhëniet e hapura, ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që më parë. Dhe liria për t’u ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda gënjeshtrat. Pasi i kam hyrë thellë e më thellë kësaj teme, kam dalë në përfundimin që nuk ka asnjë të vërtetë të thjeshtë dhe asnjë tipologji gjithëpërfshirëse, që ta përshkruajë këtë sprovë të pasionit dhe të tradhtisë. E vetmja gjë, që mund ta them me siguri, është se asgjë nga ato që do t’ju tregoj nuk është e stisur”, thotë autorja.




Esther Perel, psikologe dhe autore e librave të shumëshitur, njihet sot si zë me ndikim në fushën e marrëdhënieve dhe të lidhjeve moderne. Perel-i flet rrjedhshëm nëntë gjuhë të huaja, drejton një klinikë psikoterapeutike në Nju- Jork dhe punon si këshilltare e jashtme për disa nga shoqëritë më të mëdhanë botë. Fjalimet e saj në TED kanë pasur mbi 20 milionë shikime. Libri i saj i parë, Mating in Captivity: Unlocking Erotic Intelligence, u kthye në fenomen dhe u përkthye në 24 gjuhë të botës.

Perel është botuar në The New York Times, The Washington Post, The WallStreet Journal, Le Monde, The Guardian, The New Yorker dhe Vogue. Ajo është e ftuar e përhershme në shfaqje radiofonike dhe televizive, përfshi Brian Lehrer Show të NPR, Oprah, The Today Show, Dr. Oz dhe The Colbert Report. Përveç praktikës terapike të saj 30-vjeçare në Nju-Jork, Perel është një mësuese dhe spikere shumë e njohur në të gjithë botën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.