OPINION

A duhej ta linte shtetësinë shqiptare djali i Bujar Nishanit!

07:50 - 27.03.19 Dritan Hila
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konstanty Gebert është një gazetar dhe aktivist i të drejtave të hebrenjve në Poloni. Është ndër njerëzit hije që themeluan “Solidarnost”-in dhe e orientuan ideologjikisht atë.




E veçanta e tij është se nuk vinte nga shtresat armiqësore me komunizmin. Përkundrazi, babai i tij Bolesllav Gebert, me prejardhje nga një familje të mirëqenë ishte komunist me aktivitet në SHBA dhe themelues i PK-së amerikane, ideolog i komunizmit polak, dhe funksionar i lartë i tij dhe ambasador për periudha të gjata në SHBA dhe Turqi.

Kur e pyetën një herë Kostanty se, si ka mundësi që një fëmijë nomenklature u bë varrmihësi i saj, ai u përgjigj: “Duhet pyetur babai im se, si nga pinjoll i borgjezisë polake u bë shkatërrues i saj.” Nuk ka shpjegim më genuin për marrëdhëniet etër-bij dhe irracionalitetin e natyrave njerëzore. Berlingueri, ish-shefi i komunistëve italianë thoshte se, kontradikta e fundshekullit të 20-të ishte ajo mes brezave. Shkak për këtë gjykim protestat studentore të vitit ‘68.

Rasti i djalit të Bujar Nishanit nuk ka asgjë dramatike. Deri më sot askush nuk e ka dëgjuar si fëmijë problematik. Por edhe nëse do të ishte i tillë, nuk ka gjë më normale mes fëmijëve dhe prindërve. Bujar Nishani mund të jetë patriot dhe fëmija i tij globalist; babai mund të jetë demokrat i thekur dhe djali i majtë i bindur; i ati mund të jetë armik i Edi Ramës sikurse i biri fans i tij. Statistikat thonë se 20% e fëmijëve madje votojnë ndryshe nga prindërit. Asgjë jo normale nuk do të kishte në kundërshti, ashtu sikurse asnjë çudi nëse biri të ndajë të njëjtin mendim me babanë.

Si maxhoren, djali i Bujar Nishanit ka të drejtë të bëjë çdo zgjedhje, përfshirë lënien e shtetësisë. Kjo nuk e bën antishqiptar. Dhe as është një akuzë indirekte që babai i tij ka bërë një Shqipëri të keqe. Në këtë Shqipëri që kemi, jemi të gjithë aksionarë dhe të gjithë kemi hequr dhe vënë tulla. Aq më pak mund ta akuzojnë të majtët për rebelim, kur rebelimi ndaj etërve është në ADN-në e së majtës. Nëse djali i Nishanit do të kishte bërë një akt korruptiv apo me dëm social, do të ishte i kuptueshëm sulmi ndaj tij. Në të kundërt, merruni me babanë që ka marrë përsipër edhe kostot e luftës politike. Por lëreni të qetë një djalë të ri që thjesht kërkon të ndërtojë jetën e tij ashtu siç i pëlqen, si austriak apo shqiptar.

Dritare.net

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Dritan,gjithmone nga Dritarja hyn ne shtepine tende? Shume hirre, (as uje jo )ke ne shkrimin tend,dhe si qejfli ngaterresash,cfaredo qofshin ato,gerrmon thelle,por si gjithmone nuk gjen asgje,por vetem deshton.Is Presidenti ta ka bere te qarte,se i biri jeton prej 10 vitesh ne Austri.Si diplomat qe ke qene,e din shume mire se Austria nuk lejon dyshtetesi.Pse perpiqesh ta tjerresh,si ata qe kur nuk mund t’i bien gomarit,shkojne e merren me samarin.Merre me shtruar,more Dritan,se aerodromi i Gjadrit,nuk ka guricka,prandaj hec-vrapo,ngrihu po deshe (ne fluturim),e ulu,sa here te duash,se nuk ka asnje pengese,jo vetem per njerezit (si ty),por as per avionet qe e kane frekuentuar shpesh,megjithese,ishte nen “kontrollin “tend.

    Përgjigju ↓