Show-Bizz

Çfarë po ndodh me Çiljetën dhe Albanin, a është ndarë çifti?

12:42 - 03.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej vitesh ka qenë një nga personazhet më mediatike, sa që tanimë ka zgjedhur të bëjë një jetë më të tërhequr nga shtypi. Flasim për Çiljetën, e cila është rishfaqur në media të dielën që lamë pas. Por ndryshe nga ajo që ne prisnim, që këngëtarja të fliste për jetën e saj private, ajo foli për UFO-t. E ftuar në spektaklin “E diell”, ajo rrëfeu një eksperiencë personale me UFO-t, edhe pse gjithë fokusi i publikut ishte për eksperiencën e saj në jetën private. Dihet tashmë marrëdhënia me ulje-ngritjet që Çili ka me portierin e Partizanit, Alban Hoxha.




Edhe pse kurrë nuk kanë folur për këtë histori dashurie, çifti është kapur shpesh herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe miqtë e afërt të dyshes flasim për një histori të bukur dashurie. Edhe pse kanë kaluar gati tre vite që nga nisja e këtij raporti, dyshja ende vijojnë të kenë një dashuri të fortë mes tyre, por edhe një lidhje të brishtë. Bëhet me dije së Albani dhe Çiljeta prej pak kohësh kanë shkëputur marrëdhënien mes tyre. Por një nga shenjat që tregojnë se kjo ndarje nuk është përfundimtare është fakti që dy të rinjtë nuk e kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndaj jemi të bindur se më shumë sesa një ndarje ky është sherri i rradhës. E derisa njëri nga të dy të flasë publikisht rreth kësaj historie, ne nuk do të na mbetet gjë tjetër veçse të shkruajmë për ndarjen dhe ribashkimin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.