Show-Bizz

E imitoi, aktori rrëfen: Erion Braçe më ka bërë bllok

14:49 - 04.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpesh politika dhe politikanët janë shpesh burim materialesh për aktorët e humorit. Këta të fundit “vjedhin” prej tyre ngjarje të ndryshme, për t’i trajtuar më pas me nota humori.




Pikërisht në këtë kontekst, aktori Rezart Veleshnja ka zgjedhur të imitojë në shown “Portokalli” zv.kryeministrin, Erion Braçe.

Duke iu referuar figurës së zv.kryeministrit, Veleshnja ka përshtatur gjestet, lëvizjet si edhe pamjen e tij.

Roli është pritur mirë nga publiku, por mesa duket jo nga Brace.

Vetë Veleshnja ka treguar madje se Braçe i ka bërë “block” në Instagram.

“Po kam marrë komente nga Erion Braçe, më ka bërë bllok në Instagram. Imitimi nuk është asnjëherë dashakeq, pavarësisht si e marrin. Shumë njerëz e marrin mirë, me pozitivitet. Ka njerëz që i tingëllon pak keq, i duket sikur ti ke diçka personale”, ka deklaruar aktori në një intervistë për “Wake up”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.