“Bindja Demokratike” është partia më e re në Shqipëri. Bindja Demokratike është regjistruar këtë martë në Gjykatë ndërsa pritet që të regjistrohet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve:
Bindja Demokratike do të drejtohet nga ish-demokrati Astrit Patozi. Fillimisht u përfol se në krye të kësaj force do të ishte Rudina Hajdari, por demokratja e mohoi.
Hajdari shprehu mbështetjen e saj për çdo subjekt të ri politik që mund të krijohet në Shqipëri, por deklaroi se angazhimi i saj kryesor është kryesimi i grupit parlamentar.
Mesa duket hapi përfundimtar u ndërmor nga takimet që Patozi zhvilloi me disa ish-deputetë të Partisë Demokratike. Bashkë me të në këtë nismë, mësohet se deri tani janë bashkuar Fabjan Topollaj dhe Leonard Olli, të deri pak muaj më parë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të Partisë Demokratike.