AKTUALITET

Gjykata jep vendimin: 10 vjet burg për Klement Balilin

14:53 - 07.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klement Balili është dënuar me 10 vjet burg ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokuroria kishte kërkuar 18 vjet burg për Balilin, i cili akuzohet për veprën penale “Trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike” si dhe “Pastrim parash”. Duke pranuar edhe gjykimin e shkurtuar, ai përfitoi zbritjen e 1/3 e dënimit. Prokurori u shpreh gjatë seancës së pretencës se Balili është në akuzë vetëm për rastin e trafikut të rreth 700 kg kanabis sativa, ndërsa si prova u paraqitën një sërë përgjimesh.




Krimet e Rënda, kërkuan shpalljen e fajshëm të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg, deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg, deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg. Por sipas Dhori Sollakut, avokati i të pandehurit, prokuroria nuk ka paraqitur prova dhe fakte që të argumentohen akuzat e ngritura ndaj tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.