Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana është pa dyshim futbollisti më i dashur për shqiptarët.




Ai së fundmi ka bërë një rikthim në kohë, ndërsa ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga pushimet  fëmijërore bashkë më nënën e tij.

“Mami dhe Liki i vogël, dikur viti 1985-1986, nuk jam i sigurt”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit. Ndërkohë që nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij.

Ish-kapiteni i Kombëtares tashmë është duke punuar në projekte të reja të futbollit, gjithashtu  është edhe prind dhe një bashkëshorti i përkushtuar.