KULTURË

UNESCO merr në mbrojtje edhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit

16:40 - 05.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot, Komiteti i Trashëgimisë Botërore, i cili po zhvillon sesionin e tij të 43-të, në Baku, Azerbajxhan përfshiu në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.




“Ndajmë me gëzim dhe krenari një lajm të mirë!  Pas një pune shumëvjeçare, më në fund, “trupi” i Ohrit është i plotë në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Sot, Komiteti i Trashëgimisë Botërore, i cili po zhvillon sesionin e tij të 43-të, në Baku, Azerbajxhan, miratoi zgjerimin e pronës: “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”. Tanimë edhe pjesa shqiptare i përket trashëgimisë së mbarë botës”, tha Margariti.

Liqeni i Ohrit, një nga liqenet më të vjetër të botës, që ndodhet në Europën Juglindore, konsiderohet një nga rezervat më të mëdha të biodiversitetit dhe njëkohësisht një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në kontinent. Kombinimi i vlerave të dukshme natyrore, me cilësinë dhe diversitetin e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore e bëjnë këtë rajon vërtet unik./ata


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.