Këngëtarja e njohur Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi janë përfolur së fundmi për një ndarje të mundshme. Ata janë parë duke i bërë pushimet të ndarë nga njëri- tjetri, këngëtarja në Afrikë, ndërsa Patrisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, duket se kjo nuk do të thotë asnjë gjë, pasi këngëtarja me veprimin e fundit ka dëshmuar që jo vetëm nuk është ndarë nga Patrisi, por është shumë e lumtur me të.
Ajo ka shtuar në “Instagram”-in e saj edhe mbiemrin Berisha për të dëshmuar kështu që vijon të jetë e martuar me Patrisin dhe nuk kanë në plan të ndahen. Kjo është hera e dytë që Tuna përpiqet t’ua mbyllë gojën mediave. Më parë ajo shpjegoi se në 2019-ën njerëzit mund të bëjnë pushime vetëm pa qenë nevoja të jenë të ndarë, ndërsa dje me shtimin e mbiemrit të burrit në “Instagram” ka dashur që ta mbyllë njëherë e mirë këtë temë.