Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike përgjatë ditës së hënë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se të hënën, në datën 7, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.
OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.
Njoftimi i OSHEE:
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim i datës 7 Tetor
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 Tetor do të stakohet energjia në këto zona
Oraret
09:00-15:00
Pjesërisht rruga e Dibrës, rruga “Ibrahim Buzhiqi”
rruga “Mahmut Fortuzi” pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE Tiranë
11:00-14:00
Pjesërisht zona midis rrugës së Barikadave dhe rrugës “Siri Kodra”
10:00- 12:00
Pjesërisht rruga “Ludovik Shllaku”, pranë sheshit “Avni Rustemi”