Çifti i famshëm i reperëve kanë qenë në qendër të vëmendjes së të gjithëve pas thashethemeve për një ndarje të mundshme mes tyre. Jo vetëm që Mozzik nuk e uroi Loredanën në rrjete sociale, por madje as nuk ndiqen më dhe kanë fshirë fotot ku dukeshin të dy. Pavarësisht se nuk kanë reaguar rreth ndarjes së tyre, postimet e fundit kanë përforcuar dyshimet.
Reperja ka publikuar në ‘Instastory’ dy foto dhe në secilën prej tyre ka shkruajtur dedikime të cilat mendohen të jenë për Mozzik. Tek fotoja e parë shihet duke bërë një selfie para pasqyrës e shkruan: “Unë ta thyej zemrën aq sa ti mos ta ndjesh më”, ndërsa tek fotoja e dytë ka postuar një shprehje në gjuhën angleze e cila thotë: “Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde, thjesht mendo që dikush po takohet me ish-in tënd dhe mendon se ai është special”. Këto dedikime duken se janë për Mozzik duke na konfirmuar pak a shumë ndarjen e tyre.